Edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll rezulton e infektuar nga koronavirusi

316
Sigal

Begona Gomez, gruaja e Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, u testua pozitive nga koronavirusi. Zyra e Kryeministrit njoftoi se ajo është mirë, po ashtu edhe Kryeministri dhe po qëndrojnë në rezidencën “La Moncloa Palace” në Madrid.

Dy ministra nga kabineti i Sanchez, ministri i Barazisë dhe Ministri i Çështjeve Rajonale gjatë javës janë testuar pozitivë me koronavirus. Qeveria spanjolle njoftoi se edhe ata janë mirë me shëndet.

Anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar janë testuar dhe kanë rezultuar negativë ndaj Covid-19. Prekja e Gomez nga infeksioni u njoftua pak pasi Sanchez bëri një adresim ndaj kombit në TV mbi shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe masat që po merrte qeveria sqanjolle, ndërkohë që prekjet e infeksionit në Spanjë po rriten frikshëm.

Para adresimit Sanchez mori pjesë në një mbledhje kabineti që zgjati shtatë orë, ku morën pjesë të gjithë ministrat përveç atyre që ishin pozitiv me Covid -19. Janë më shumë se 5,700 të infektuar në Spanjë, pjesa më e madhe e të cilëve në Madrid.