Floida Kërpaci: Ja çfarë do të thotë shëndeti i pari!

358
Sigal

Gjermania sapo mori vendimin për një paketë ndihme financiare prej 500 mld euro për biznesin. Madje thonë që ky nuk është fond limit dhe jemi të hapur të dedikojmë më shumë para.
Franca, Greqia kanë marrë vendimin për të ndihmuar financiarisht çdo familje në karantinë.

Ndërkohë në Shqipëri, asnjë masë deri tani në ndihmë të biznesit dhe familjes.

Kam ndjekur deklaratat e Kryeministrit ku shprehet se kjo situatë do zgjasë e nuk dihet se deri kur, por nuk kam dëgjuar në asnjë deklaratë marrjen e masave dhe përgjegjësive shtetërore për përballimin e kësaj pandemie ekonomike.

Në komunikimet me qindra qytetarë më kanë shprehur shqetësimet e tyre për përballimin e situatës!
Pagat në Shqipëri e bëjnë të vështirë për familjet të mbyllin muajin e jo më të kenë kursime! Në këto momente familjet Shqiptare, pa punë e pa te ardhura si do ta përballojnë ekonomikisht të blejnë ushqime, barna ?

Duhet patjetër të dedikohen fonde për të ndihmuar biznesin, i cili mezi po mbijetonte deri tani dhe kjo pandemi ekonomike nuk duhet ti japi goditjen e fundit sepse rrezikojmë mbylljen e mijëra vendeve të punës.

Duhet te dedikohen fonde per familjet për të përballuar qëndrimin e gjatë në shtëpi!

Duhet të shpërndahen pako ushqimore për familjet që jetojnë larg dhe është e pamundur për të lëvizur per shkak te pezullimit te makinave!

Si do blihen barnat e nevojshme të njerëzve me sëmundje kronike që janë në vetkarantinë nëse nuk shkojnë në punë?
A do të shpërndahen pako ushqimore për familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike apo pensionistët që jetojnë vetëm?

Panik jo, por duhet vepruar tani, bëni detyrën tuaj merrni masa për familjen Shqiptare, jo LIKE në facebook!