Presidenti Meta mbështet protestën e banorëve kundër ndërtimit të HEC-it: Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

218
Sigal

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të protestës së banorëve, të Zall Gjocajt që kundërshtojnë ndërtimin e Hec-it.

Kreu i Shtetit bën thirrje në rrjetet sociale që të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë abuzimet.

Meta shkruan se përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

“25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor”, thotë Meta.

Postimi i Metës:

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit.

Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar…

Posted by Ilir Meta on Monday, April 12, 2021