Tentoi t’i dërgonte drogë vëllait në burg, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan, si e fshehu heroinën në çantën me ushqime

453
Sigal

Ditën e sotme një 38-vjeçar nga Elbasani me iniciale U.K, është arrestuar nga policia e Elbasanit për shkak se ka tentuar t’i fuste drogë të vëllait në burg.

38-vjeçari nuk i ka shpëtuar kontrollit të policisë, pasi ka dashur t’i mashtrojë duke fshehur drogën mes ushqimeve në çantën që donte t’i çonte në burg vëllait të tij.

Sipas informacioneve paraprake të policisë është mësuar se 38-vjeçarit i është gjetur 2.3 gram lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroine.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, shtetasin:

U.K., 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.