Duka: Informalitetin ta luftojmë në kohë paqeje, jo në kohë lufte (VIDEO)

373
Sigal

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thotë se futbollistët duhej të ishin përfshirë në paketën financiare, pasi nevojat ekonomike në kushtet e pandemisë janë njësoj për të gjithë.

Përmes një lidhjeje me Skype me gazetarin Nertil Agalliu, Duka tha se qeveria duhet ta luftojë informalitetin në kohë paqeje dhe jo në situata të vështira se ajo që po kalojmë.

“Nuk mund ta mohoj se edhe në fubtoll ka informalitet, si në tërë jetën dhe ekonominë shqiptare. Por mbase ka qenë një lapsus i kryeministrit. Por pavarësisht se je formal apo informal, ke nevoja ekonomike. Kështu që mendoj Informalitetin ta luftojmë në kohë paqeje, jo në kohë lufte. Kemi pasur kohë ta bëjmë këtë para se të fillonte pandemia”, tha ai.

Duka: Dy të prekur nga koronavirusi në futbollin shqiptar

Duka: Dy të prekur nga koronavirusi në futbollin shqiptar

Gepostet von Tv T am Freitag, 10. April 2020