“Qytetarët duhet të bëjnë sakrifica”, Malltezi sqaron vjedhjen e 15 milionë eurove të tjera nga Rama-Zoto

451
Sigal

Anëtari i Kyresisë së Partisë Demokratike, Abi Malltezi ka shpejguar se si kryeministri Edi Rama dhe Klodian Zoto po “përlajnë” edhe 15 milionë euro të tjera.

Sipas Malltezit, nga ata që drejtuan Ministrinë e Mjedisit, vec njera ishte studente Biologjie kur e emëruan Drejtoreshë, asnjë tjetër nuk kishtë kryer asnjë leksion për mjedisin.

Ai thotë se ca ranë në burg për rryshfete, por  3 të tjere duhet të pergjigjen për qindra milione euro që po vijojnë të vidhen.

Postimi i plotë

Meqe disa nuk kuptojne si po na perlan Rama-Zoto edhe 15 milione euro te tjera: Nga keta qe drejtuan Ministrine e Mjedisit, vec njera ishte studente Biologjie kur e emeruan Drejtoreshe, asnje tjeter nuk kish kryer asnje leksion per mjedisin. Ca rane ne burg per rryshfete, por edhe 3 te tjere duhet te pergjigjen per qindra milione euro qe po vijojne te vidhen.
Lefter Koka mori Alqi Bllakon si Sekretar te Pergjithshem te Ministrise ne dhunim te Ligjit per Statusin e Nepunesit Civil. Se bashku u mpleksen me aferat e renda te inceneratoreve ku Lefter Koka shkeli ligjin disa here qofte me falsitetet e procedurave ku pretendon se ka kryer 9 procedura brenda dites e qofte me firmosjen e 3 kontratave te inceneratoreve per mbi 180 milione euro ndonese nuk kish asnje million gjendje ne buxhetin e ministrise se tij (minimumi shperdorim detyre).
Hallexhiu i gjate beri Alqi Bllakon drejtor te AKUM (Agjensia Kombetare e Ujesjelles-kanalizimeve dhe Mbetjeve) per mbajtjen e gojes mbyllur per inceneratoret. Ne nentor 2019 AKUM shpalli tenderin 15 milione euro per rehabilitimin e Porto Romanos qe parashikon (1) 15 milione euro per punime civile heqjen e mbetjeve urbane – jo te rrezikshme (kurre nuk kushton me shume se 3 milion euro se kemi rehabilituar & inkapsuluar vec 3 km me larg Mbetje te Rrezikshme me fonde te Bankes Boterore ne 2009) dhe (2) sjelljen e mbetjeve ne Sharre ku prape merr miliona Rama-Zoto.
Kur ra termeti me 26 Nentor 2019, AKUM shpalli anullimin e tenderit ku ishin ne gare 6 kompani. Pak jave me pas, kur te gjithe dinin se tenderi ishte anulluar, Alqi Bllako firmosi dhenien pa tender fare te kontrates 15 milione euro per nje kompani (De Mare) ne pronesi te ortakut italian te Klodian Zotos dhe perfitues te dhjetera miliona euro per inceneratoret!
Qytetaret duhet te bejne sakrifica, ndersa Rama-Zoto po vjedhin edhe 15 milione euroshin e tenderit edhe disa dhjetera miliona euro te tjera nga depozitimet e mbetjeve nga Durresi ne Sharre. Kryetarja e Bashkise se Durresit qe nuk donte te jepte parate per Zoton per te heq plehrat nga Porto Romano e ti sjelle ne Sharre u sakrifikua.