Presidenti Begaj takohet në qytetin e Shkodrës me Kryetarin e Bashkisë dhe me personalitete të tjera vendore

92
Sigal

Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në qytetin e Shkodrës.

Ndalesën e parë Kreu i Shtetit e bëri në Bashkinë e Shkodrës, ku u prit nga kryetari i saj z. Bardh Spahiai dhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija.
Kreu i Shtetit u shpreh se “Institucionet e pushtetit vendor duhet të jenë sa më afër qytetarit me vendimet e tyre, sidomos në këto kohë vështirësish ekonomike e rritje çmimesh, si pasojë e krizës ndërkombëtare.
Transparenca në vendimmarrje, mirëqeverisja dhe konsultimi me komunitetin dhe grupet e interesit duhet të jenë praktikë e zakonshme pune për të gjitha institucionet e zgjedhura.

Presidenti i Republikës në vijim të vizitës së Tij, ka marrë pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të Gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.
Kreu i Shtetit në fjalën përshëndetëse para përfaqësuesve të ministrisë së Arsimit pushtetit vendorë, mësuesve dhe nxënësve u shpreh: “Nderojmë punën dhe kontributin e shumë brezave të mësuesve, drejtuesve dhe nxënësve të këtij gjimnazi, një emblemë e qytetit dhe shpirtit të tij arsimdashës.
Shpreh mirënjohjen për figurat e shquara të arsimit të këtij institucioni, të profesionalizmit dhe përkushtimit të mësuesve, të arritjeve të larta të nxënësve, të cilët kanë vendosur gurë themeli në arsimin kombëtar”
Më këtë rast Presidenti Begaj vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” këtë gjimnaz, si shkollën e parë laike në vend me motivacionin “Për kontributin e dhënë për arsimimin dhe edukimin e brezave gjatë një shekulli”.
Presidenti Begaj ka vazhduar takimet me Prefekten znj. Majlinda Angoni dhe përfaqësues të Këshillit të Qarkut.

Presidenti Begaj ka vijuar vizitën, duke u takuar me përfaqësuesit e komuniteteve fetare të cilëve u shprehu vlerësime për kontributin personal dhe atë të gjithë komunitetit në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe tolerancën fetare në qytetin e Shkodrës.
Presidenti u prit në takime miqësore nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, Imzot Angelo Massafra, Kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit si dhe Ate Aleksander Petani, i Kishës Ortodokse Autoqefale ne Shkodër.