Grabitja e Rinasit/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për anëtarët e grupit kriminal

Gjykata e Posaçme, GJKKO ka dhënë vendimet për dënimin e anëtarëve të grupit kriminal që akuzohet për grabitjen e Rinasit.

Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg.

Sigal

Ata do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë sipas GJKKO.

Anëtarët e tjerë të grupit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi janë dënuar me nga 17 vite burgim.