Çmenduri në rrugët e Korçës, gjobitet i riu me BMW! Po e drejtonte pa siguracion

113
Sigal

Një person është gjobitur në Korçë pasi po kryente manovra të rrezikshme dhe po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonën e banuar të qytetit.

Mësohet se i riu po drejtonte automjetin pa siguracion, dhe menjëherë pasi u pikas nga Policia është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i plotë: 

DVP Korçë
Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, në zonë të banuar, ndëshkohet me masë administrative 55.000 lekë të rinj, drejtuesi i automjetit.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryente manovra të rrezikshme, në qendër të banuar, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit, shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Pogradec, si dhe bllokimin e automjetit.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, shtetasin S. Zh., me masën administrative 55.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, automjetin tip “BMW, në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në qendër të banuar, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka ndryshuar sensin e lëvizjes, në kundërshtim me Kodin Rrugor. Pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.