Policia e Fierit arreston 52 vjeçarin, hodhi gruan nga dritarja pas një sherri banal

486
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar 52 vjeçarin Ferdinant Rukaj, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”, i cili akuzohet se gjatë pasdites së djeshme (3 dhjetor) ka hedhur nga dritarja e tualetit të banesës së tyre bashkëshorten 43 vjeçare.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 03.12.2016, ora 15:45, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e tualetit të banesës, e cila ndodhet në katin e katërt të pallatit ku jetonin, bashkëshorten e tij, shtetasen L.R, 43 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier në ngarkim të shtetasit Ferdinant Rukaj, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.