Policia Bashkiake largon me urdher, portretin e Ardit Gjoklajt

780
Nga nisja e protestuesve deri tek heqja me urdhër i portretit të Ardit Gjoklajt nga Policia Bashkiake e Tiranës.
Targa
Protestuesit që po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë mbajnë me vete më automjetet e tyre targën simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB. Targa e makinës Audi të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, AA 003 GB është më e famshmja ndër bandat e krimit të organizuar. Makina me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, njëkohësisht, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabist që më nentor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur Antimafia italiane arrestoi bandën më 2017. Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia. Nga përgjimet e Habiljave faktohet se Saimir Tahiri fitonte 5 milionë euro në muaj dhe rreth 20 milionë i përdori në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit për të blerë pushtetin e Edi Ramës. Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.
Portreti i Ardit Gjoklajt
Portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës, është simboli i viktimës nga mafia e plehrave!
Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”.
Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt. Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!
Te rinjte demokrate vendosen edhe spila ne xhaketa me mbishkrimin Drejtesi per Ardit Gjoklaj!
Policia Bashkiake largon me urdher, portretin e Ardit Gjoklajt
Policia bashkiake dhe policia e shtetit heqin pankarten per Ardit Gjoklajt. “Bravo çunat” nuk dhane asnje shpjegim, por thane se kemi urdher ta bejme kete.
Asnje ligj nuk detyron marrjen e lejes nga bashkia qe disa qytetare te mbajne nje banderole ne dore.
Sigal