Basha: Sot vdes 25 Qershori, merr fund pushteti i vjedhur

480
Akuza dhe thirrje ndaj Edi Ramës për tu larguar nga posti i kryeministrit, ka qenë kryefjala e gjithë protestuesve, aleatëve të Partisë Demokratike, si dhe e kryetarit Lulzim Basha. 
Kryeopozitari tha se sot vdes 25 Qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur dhe të grabitur nga Edi Rama.
“Opozita dhe qytetarët vendosin një raport të ri një raport të vërtetë mes doraceve politike ,por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur dhe të grabitur. Sot vdes pushteti që nuk u përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria sepse narko-qeveria e Edi Ramës . Sot e ka parë e gjitha bota dhe të gjitha shqiptarët”.
Basha tha se Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës, vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. 
“Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës”.
Fjala e Bashës në protestë:
Fermerë dhe sipërmarrës, prindër dhe fëmijë nga jugu në verim anë e mbanë Shqipërisë jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por më një qëllim se ne nuk e pranojmë më këtë bandë, sepse i shërbejnë interesave të një grushti njerëzish. Çdo e keqe dhe çdo hall dhe padrejtësi që ndodh sot në Shqipëri, nga varfëria tek depresion, të gjitha burojnë nga një e keqe e madhe, zgjedhjet e blera qeveria e paligjshme, kur pushteti i marrë me votat e blera shkel dhe dhunon të drejtat e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta.
Opozita dhe qytetarët vendosin një raport të ri një raport të vërtetë mes doraceve politike ,por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur dhe të grabitur. Sot vdes pushteti që nuk u përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria sepse narko-qeveria e Edi Ramës . Sot e ka parë e gjitha bota dhe të gjitha shqiptarët.
Dua të shpall se sot kemi zgjedhur të mos vuaj thellë e më thellë, të refuzojmë të keqen dhe të luftojmë për ta larguar Edi Ramën.
Le ta dëgjojnë Edi Rama mesazhin tuaj, në çdo bunker që të jetë futur. Rama ik, Rama ik.
Kjo nuk është Shqipëria që duam, nuk është Shqipëria që meritojmë.
Në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, aniteuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. 
Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur.
Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave.
Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës.
Kjo është mafia qeveria, ky është narkoshteti që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e u bëhet mburojë kriminelëve dhe trafikantëve.
Për njerëzit e thjeshtë qeveria Edi rama sot ka vetëm dy zgjedhje: eksod ose nënshtrim.
Ose të marrin rrugët e botës
Ose t’i nënshtrohen një bande mizore plaçkitëse, e maskuar me rrobat e babagjyshit të Vitit të Ri, që i grabit, i varfëron, i tall dhe i dhunon.
Në vend të pushtetit të njerëzve, narkokryeministri i do njerëzit janë skllevër të pushtetit.
Skllevër të oligarkëve.
Skllevër të krimit.
Skllevër të mashtrimit
Skllevër të varfërisë.
Ne jemi sot këtu për ta ndalur këtë të keqe.
Që ekonomia e Shqipërisë të mos mbetet në duart e oligarkëve grabitqarë dhe të kriminelëve.
Që qeveria mos të jetë një vegël në shërbimin e tyre.
Që Fatkeqësia dhe mjerimi i një brezi mos t’i kalohet brezave që vijnë.
Që Shqipëria mos të shkretohet nga braktisja.
Në të shkuarën tonë ne jemi gënjyer shpesh nga e keqja.
Në të shkuarën tonë ne e kemi duruar dhe toleruar gjatë të keqen.
Derisa e keqja na ka rrënuar.
Në të shkuarën ne kemi besuar lehtë.
Jemi gënjyer lehtë.
Dhe nuk kemi menduar gjatë.
Sot në ditën botërore të Holokaustit është e udhës të kujtojmë thënien ogurzezë të Hitlerit: Sa fat i mirë për qeveritë kur njerëzit nuk mendojnë!
Sigal