Basha shpall kërkesën e opozitës: Rama ik! Të krijohet qeveri anti-mafia

574
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpallur kërkesën e opozitës në protestën e organizuar sot para Kryeministrisë. Ai i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të largohet.
“Në emër të gjithë shqiptarëve dhe kudo ku janë, në emër të opozitës kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të paligjshme. Krijimin e qeverisë anti-mafia që do të luftojë krimin”, deklaroi Basha.
Pjesë nga fjalimi
Mirë se keni ardhur në këtë plebishit madhështor. Mirë se jeni bashkuar për të shpallur sot së bashku vendimin e madh popullor të kësaj gjykate popullore për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Përditë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e për të parë dramën e popullit të tij. Qindra mijëra shqiptarë na panë nga larg duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se në 18 shkurt e shohim qartë se e keqja është e vërtetë. E keqja nuk ikën vetë, nuk ikën –po nuk u luftua. E keqja nuk ikën po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj. Ja ku jemi bashkuar sot në këtë plebishiti madhështor. Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj në këtë orë të madhe dhe vendimtare të bashkimit të popullit kundër të keqes. Mirë se keni ardhur në këtë shesh të historisë dhe të së ardhmes. Burra dhe gra të rinj e të reja, studentë e pedagogë, të papunë, të përndjekur e pronarë, fermerë e sipërmarrës, prindër e fëmijë nga jugu në veri anembanë Shqipërisë. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme por me një qëllim për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërben vetëm interesave plaçkitëse të një grushti njerëzish të pasuruar duke vjedhur shqiptarët dhe duke e shndërruar Shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit të organizuar dhe drogës. Kur pushtetin e merr me vota të blera nuk ndjen asnjë përgjegjësi për njerëzit e thjeshtë. Qeveria e paligjshme e votave të blera shkel dhe dhunon të drejtat dhe liritë e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta. Ndaj sot në emrin tuaj, në emër të gjithë shqiptarëve dhe kudo ku janë, në emër të opozitës kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të paligjshme. Krijimin e qeverisë anti-mafia që do të luftojë krimin. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste. Ju burra dhe gra, të rinj e të reja, të moshuar, nëna e baballarë dëshmoni këtu me këtë prani gjigande e madhështore fundin e raporteve të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit. Me këtë protestë, me këtë demonstrim madhështor, opozita dhe qytetarët shpallin një raport të ri, të vërtetë mes forcave politike por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, sot mbaron dhe merr fund
Sigal