Po ecnin me shpejtësi, përplasen dy makina në Maminas (FOTO)

211
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Maminasit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të manovrave të shpejtësisë.

Siç shihet dhe në foto, një mjet fuoristradë e tipit “Ford” ka goditur nga mbrapa një “Benz” gri “E class” duke iu futur poshtë shasisë.

Sakaq, dy shoferët nuk kanë pësuar dëmtime serioze dhe aksidenti rezulton të ketë pasur vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë verifikimet e mëtejshme të shkaktarit të aksidentit, ndërkohë duket se kjo situatë ka rënduar trafikun në këtë aks pasditen e sotme.