Po dërgonte fëmijën në çerdhe, ndërron jetë 50-vjeçari në Tiranë. Dyshimet e policisë

24
Sigal

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (e mërkurë, 6 Dhjetor) ndërsa dërgonte drejt çerdhes fëmijën.

Sipas dyshimeve të para shtetasi D.S. humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi:

Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.