Petrit Vasili: Qeveria rrokullis vendin drejt honit të injorancës!

23
Rritja e analfabetizmit, rritja e analfabetiznit funksional dhe renia dramatike e nivelit te pervetesimit te dijeve jane trekendeshi fatal ku e ka futur qeveria e rilindjes arsimin kombetar ne Shqiperi.
Testi nderkombetar PISA 2022 ishte prova e njepasnjeshme e radhes e deshtimit tepercte rende te qeverise me arsimin.
Arsimi kombetar nuk prodhon me dije dhe njerez te ditur, por injorance dhe injorante.
Qeverisja e percipte dhe militanteske ne arsim ka shkaktuar nje demtim te thelle te struktures kombetare mbajtese te arsimit.
Demi vetem thellohet ne menyre te perditshme.
Shto ketu eshte analfabetizmi funksional dramatik, qe prodhon injorantë me deftesa.
Asnje analize serioze dhe kokeulur per dramen me pasoja afatgjata ne arsim , por vetem propagande e marrë alla komuniste me suksese imagjinare, foto histerike ne FB, istagram e tik tok.
E ardhmja e Shqiperise eshte me e erret se kurre sepse tesuti i dijes eshte shqyer ne te gjitha drejtimet e arsimit kombetar.
Kjo qeveri injorante promovon vetem injorancen dhe e shtyn vendin dreht gremines se padijes.
E ardhmja e te rinjve shqiptare te arsimuar keq eshte me e zymte se kurre dhe sakrifica e familjeve per te shkolluar femijet po shkon krejtesisht dem.
Zgjidhja eshte vetem nje: mobilizimi i te gjitha kapaciteve intelektuale pa asnje dallim e diskriminim partiak per nje transformim nga rrenjet te arsimit qe po rrenohet dita dites.
Qeverisja e rilindjes ne arsim ka deshtuar shume keq dhe pergjegjesia, qe bie mbi te eshte shume e madhe ndaj ajo duhet te largohet sepse ka cuar arsimin kombetar ne buze te gremines.
Sigal