Kreu i PD-së, Luan Hasa: “Kundërshtari të bëj kujdes. Dhuna ndikon në votë!”

620
Sigal

LIBRAZHD/ Dhunohen zyrat elektorale, grisen posterat e Partisë Demokratike

Për të disatën herë, Partia Socialiste vijon sulmet ndaj zyrave elektorale të Partisë Demokratike në Librazhd, duke grisur posterat dhe banderolat kjo sipas strukturave drejtuese lokale të Partisë Demokratike. Gjatë orëve të vona të natës së djeshme, zyra e PD-së, është bërë objekt i një sulmi duke grisur posterat dhe banderolat e zyrës elektorale të Partisë Demokratike nga persona të identifikuar si aktivistë të Partisë Socialiste. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryetarit të PD, Luan Hasa, i cili menjëherë ka bërë denoncuar pranë organeve kompetente të policisë së Librazhdit. I kontaktuar në telefon për gazetën ‘Telegraf” ai u shpreh: “Menjëherë sapo mora njoftimin e grisjes së banderolave  dhe posterave bëra denoncimin në policinë e Librazhdit dhe njëkohësisht ju bëj thirrje kundërshtarëve të PS-së që të ndalin presionet dhe provokimet ndaj PD-së pasi dhuna e ushtruar ndaj zyrës elektorale është e përsëritur. Nuk është e mirë që të vazhdohet kështu, sepse dhuna ndikon në votë”. Për të pasur një fushatë të qetë e pa incidente Hasa tha: “Bëj sërish thirrje që të kemi një fushatë sa më të qetë në mënyrë që qytetarët e Librazhdit të mos çoroditen ndaj votës së tyre, duke votuar për alternativën që ata duan. Ndaj unë kërkoj që të ruajmë qetësinë e duhur dhe për pjesën e mbetur të fushatës”,- tha Hasa i revoltuar për incidentin e ndodhur. Por po mbrëmjen e djeshme një tjetër incident ka ndodhur në sheshin “Gensher” të Elbasanit, ku Policia Bashkiake me urdhër të kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini s’lejoi aktivistët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të zhvillonin aktivitetet e tyre elektorale, duke tejkaluar kështu çdo normë ligjore për tubimet dhe aktivitetet elektorale të partive politike kjo sipas PD-së, socialistët po provokojnë përditë në mënyrë që të prishin qetësinë e fushatës të  zhvilluar deri tani.