Plagoset rëndë 14-vjeçarja në Gjirokastër, po ecte në këmbë kur u përplas nga makina

219
Sigal

Një 14-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një makinë në Gjirokastër.

Sipas policisë, 14 vjeçarja ishte duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër, ku një makinë Toyota, që drejtohej nga një 42-vjeçar përplasi këmbësoren.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, njoftohemi se në lagjen  “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi N. K., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka goditur shtetasen(këmbësore) H. K., 14 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Për pasojë është dëmtuar shtetasia H. K., e cila u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.