Dhunoi të dashurën, sulmuesi i Manchester United mbetet në burg

231
Sigal

Mason Greenwood mbetet pas herkurave, pasi policia e Manchesterit ka kërkuar më shumë kohë për të marrë në pyetje sulmuesin e ri të “Djajve të Kuq”, i cili u arrestua të dielën me akuzën e përdhunimit dhe dhunës fizike nga e dashura e tij, që postoi disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqej e gjakosur dhe me hematoma të shumta në trup.

Një burim policor tha se “detektivëve u është dhënë kohë shtesë për të folur me një person rreth të 20-tave, i cili po mbahet nën dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj një vajze.

Hetimet janë në vazhdim dhe viktimës i është ofruar mbështetje e specializuar.

Njerëzit duhet të shmangin çdo koment ose ndarje të imazheve që mund të rrezikojnë të drejtën e viktimës për anonimitetin apo që rrezikojnë të paragjykojnë një hetim të drejtpërdrejtë me procedura aktive”.

Greenwood nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me “Djajtë e Kuq” në shkurt 2021, pasi iu bashkua ekipit të parë nga akademia e Manchesterit.

Ditën e arrestimit të futbollisti reagoi edhe klubi, që e ka përjashtuar nga stërvitja dhe ndeshjet zyrtare derisa të sqarohet çështja.