Arrestohet shqiptari, trafiktonte drogë me 3 persona të tjerë

370
Sigal

Shtetasi shqiptar dhe tre italianë, midis të cilëve edhe një 49 vjeçar zikaltër, tifoz i Interit, u arrestuan nga policia italiane pasi iu sekuestruan rreth 100 mijë euro pas dekriptimit të aparateve celularë që posedonin.

Të katër personat u arrestuan pasi u kapën me 39 kilogram marijuanë të fshehur në një aneks në pronësi të tifozi zikaltër.

Mauro Zuçhi, tifoz interist, 49 vjeç, i dënuar më herët për plagosje u kap nga agjentët e Lambrate, bashkë me dy italianë 30 dhe 40 vjeçarë, dhe 51 vjeçarin shqiptar Ilir Dubraku, që ishte në kërkim që nga dhjetori 2015, I dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim për bashkëpunim në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Të gjithë, përveç 30 vjeçarit që kishte fshehur drogën, kishin një celular të kriptuar.

Në celular, sipas hetuesve pasi u hapën u shfaqën fjalët ‘ky celular është i destinuar për organizatën’.

Në vazhdim të operacionit, policia sekuestroi edhe 97 mijë euro cash.