Gëzim Allaraj: Projekti aktual nuk eliminon e korrupsionit në sistemin e drejtësisë

591
Avokat, a jeni njohur me draftin e ekspertëve të lartë për reformat në drejtësi? Pas publikimit të draftit, ka një ndërmarrje publike të diplomatëve perëndimorë. Perse gjithë kjo lëvizje publike?
Po ndjek çdo detaj, qoftë dhe të vogël për problemet e drejtësisë, kështu që jam njohur dhe kam analizuar çdo nen të këtij drafti. Ndërmarrja publike, sidomos e diplomateve perëndimorë, është një tregues i madh që shtetet demokratike janë të interesuara, shumë seriozisht për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Lëvizjet publike janë me karakter presioni për eliminimin e korrupsionit, për shkarkime e arrestime të personave të korruptuar brenda sistemit të drejtësisë, për përfshirjen dhe tërheqjen e sa me shume individëve, grupeve, ideve dhe projekteve për ketë qëllim.
Por përse gjithë kjo fushatë dhe presion, kur projekti është gati dhe ky projekt do të zgjidhë krizën në sistemimin e drejtësisë?
Me lejoni t’ju jap arsyen kryesore të kësaj fushate, të këtij presioni publik dhe jo vetëm. Çdo Jurist, çdo njeri me inteligjencë mesatare dhe sidomos ekspertët e fushës dhe diplomatët, kanë ndërmarrë pikërisht këtë fushatë, sepse projekti nuk përmbush kushtin kryesor eliminimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe ky është shkaku kryesor i fushatës publike dhe mediatike. Nëse do te ishte e kundërta nuk do të kishte aspak zhurmë, por do te kalohej në miratimin e projektit dhe zbatimin e tij dhe çdo gjë do të vihet ne rregull, por me keqardhje, por bindje të plotë arrij në përfundimin se ky projekt nuk e eliminon korrupsionin në drejtësi madje po të bëhet një analizë logjike e njerëzve që punojmë në sistemin e drejtësisë, lehtësisht konkludohet se projekti të çon në eksperimente ne fushën e drejtësisë, që për vendin tonë nuk është hera e parë.
Pra, ju mendoni se drafti nuk e eliminon korrupsionin në drejtësi?
Po e them me siguri të plotë, nuk gjej elementë dhe instrumente ligjore të eliminimit të korrupsionit në këtë projekt. Nëse mendojmë se korrupsioni eliminohet me krijimin e strukturave antikorrupsion, ato i kemi dhe tani, pra, janë ato struktura që janë pjesë e korrupsionit dhe palë në korrupsion. Ndaj duhet gjetur mënyrën strukturore, procedurale ligjore dhe instrumente ligjore adekuate për të eliminuar plotësisht korrupsionin. Gjithashtu drafti ka plotë nene që bien në kundërshtim me DUDNJ dhe Parimet Themelore të Pavarësisë së Drejtësisë ,si dhe nuk është respektuar parimi i balancimit të pushteteve. Kështu lehtësisht konstatohet se neni 28 i draftit bie në kundërshtim me nenin 21/2 të DUDNJ, por për këto konstatimet e fundit, jemi duke përgatitur një material ku do të vëmë në dukje publikisht mospajtimet e draftit me aktet e parimet e lartpërmendura. UJPSH si e vetmja organizatë juristësh, ka detyrimin dhe guximin që të kundërshtojë eksperimentimin e mëtejshëm me të drejtat e njeriut dhe biznesit.
E qartë, pra ju më lart thoni se duhet gjetur mënyra dhe metoda e duhur e eliminimit të korrupsionit?
Po. Drafti i ekspertëve të lartë nuk e ka zgjidhur këtë problem aspak, por thjesht po behet sikur dhe ne fakt do të eksperimentohet përsëri me drejtësinë, me të drejtat e njeriut. Ne duhet t’i themi stop eksperimentimit. Do të ndodhë e njëjta gjë si me Gjykatën Administrative. U konsiderua si arritje, si reformë tejet e suksesshme si zgjidhje e problemeve të njerëzve të biznesit. Por jo në fakt kemi një përkeqësim të të drejtave të njeriut të drejtave të biznesit. Gjykata Administrative e Apelit është në kolaps. Detyrimi ligjor për të gjykuar çështjet e hapura brenda afatit 30 ditor është bërë jo 300 ditor por 600 ditor. E kuptueshme kjo. Gjyqtarët të gjithë në shkelje të ligjit jo për faj të tyre por të ligjit eksperimentues të miratuar. Kjo ka sjellë zvarritje të të drejtave të njeriut të qëllimshme? dhe dëmtim të biznesit. Imagjinoni një çështje me 1 miliard euro apo dhe 100 mijë të bllokohet 2 vjet apo 3 vjet, gjithsej në gjykim kush i paguan kamatëvonesat po leje sikur këto të investohen, gjykata jo pra kostoja është tejet e madhe dhe e dëmshme për biznesin. Në këtë eksperiment kanë marrë pjesë Euralis dhe OSBE si bashkautorë të reformës. Pra ka ardhur koha tu themi se nuk kemi nevojë për reforma që s’të nxjerrin asgjëkund madje të dëmshme.
Si është e mundur të pranohet apriori vetëm një projekt, a thua se jemi në monizëm?
Sa për projektin e ekspertëve të lartë me bekimin e Euralis dhe OSBE, etj. mund të themi se drama po përsëritet. Ky projekt ka të meta të tjera të mëdha. Nëse do të ishte dhënë temë mbrojtëse për studentët e juridikut do të përfitonin projekte më të mira nga ky projekt, patjetër të bërë nga të ashtuquajturit ekspertë të lartë që me diplomat e tyre do të gjejmë lëndën e të drejtave të kooperativave bujqësore dhe asnjë lëndë të të drejtave të njeriut, apo të shtetit të se drejtës të sistemit në të cilin jemi. Letë shikojmë nenin 136 apo 149 etj. Ne themi se e keqja është tek korporata gjyqësore,
Çfarë prodhon ky draft?.
E blindon korporatën gjyqësore dhe të prokurorisë. Përjashtohen avokatët, grupi më aktiv, njohësit më të mirë të procedurave dhe ligjeve dhe kërkuesit e drejtësisë. Në Rumani është Laura Kovesi, një avokate që ka çuar korrupsionin në nivele të kënaqshme, ka vënë në drejtësi si Drejtore e DKA të Rumanisë dhe se avokatët kanë bërë USA një shtet model të demokracie, ndërsa në Shqipëri nuk po përfillen fare Juristët e diplomuar pas viteve 1990 . Të mos harrojmë pra ky projekt nuk është gjithsesi dhe vetëm një projekt dhe asgjë më shumë dhe ky projekt nuk do të jetë aspak i mirë për drejtësinë për dhënien e një drejtësie të vërtete, të paanshme dhe të pa ndikuar nga njeriu dhe paraja. Unë në kontaktet e mia me përfaqësues të OSBE dhe diplomatë kam sugjeruar konkurrimin e disa projekteve. Projektet le të konkurrojnë, le të shpallet fitues projekti që eliminon korrupsionin plotësisht, por kjo s’po ndodh, ndaj unë kam projektin tim dhe s’ka asgjë të përbashkët me atë për të cilin po diskutojmë.
Çfarë është projekti juaj?
Projekti im s’ka asgjë të përbashkët me atë të bërë publik me atë të ekspertëve të lartë, ai është një shpresë, një garanci për drejtësinë, kryesorja eliminon plotësisht korrupsionin në drejtësi, e çon në nivelin zero.
Projekti juaj çon korrupsionin ne nivelin zero, si është e mundur?
Po është i tille dhe do te sjelle këto pasoja te dobishme: e para, eliminon korrupsionin plotësisht si i tille garanton paanësi te plote dhe te vërtete, ku nuk mund te këtë aspak ndikim njeriu dhe paraja, pra realizohet një vendimmarrje e drejte, arrihet tek drejtësia e vërtetë. Sipas projektit tim gjyqtaret nuk do te kenë asnjë mundësi te marrin përveç rrogës se tyre, pra bie çdo lloj interesi përveç asaj te dhënies se drejtësisë, dhe gjithashtu, është vet filtrues, pasi te korruptuarit dhe te paaftët do te dalin menjëherë nga sistemi. Bashkimi Europian nuk do të harxhojë energji dhe para për përmirësimin e sistemit të drejtësisë përveç infrastrukturës, partitë politike do të shkëputen nga retorika nuk do të harxhojnë kohë, energji për tu marrë me gjyqësorin por do të kenë mundësi të merren me drejtimin e punëve publike shtetërore pra për orientimin për një qeverisje më të përkushtuar ndërsa gjyqtarët duke mos pasur asnjë mundësi të bëjnë korrupsion dhe do fillojnë ta urrejnë atë do te ndëshkojnë zyrtarët e të gjitha niveleve që do të përfshihen në korrupsion. Shoqëria do të ketë dobi të jashtëzakonshme, demokracia do të funksionojë sipas parimit “askush s’mund të zhvatë askënd”, gjithkush nga sistemi merr atë që i takon sipas te drejtës, të keqe apo të mirë.
Sigal