Pinë lëndë helmuese në vend të uthullës, përfundojnë në spital burrë e grua

91
Sigal

Burrë e grua kanë përfunduar në spital në Pogradec, pasi janë helmuar me lëndë kimike, herbicid.

Çifti kanë ngatërruar lëndën kimike me shishe uthulle dhe e kanë përdorur. Fillimisht ishin në gjendje të rëndë, por tashmë sipas mjekëve janë jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Sot në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B.O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid).

Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.