Përhap kancerin në ajër! Titan, fabrika e çimentos që po vret ‘në gjumë’ 40 mijë qytetarë

1124
Sigal

Kjo fabrikë shfrytëzon errësirën për të punuar pa filtra ajri duke sjellë dëme të konsiderueshme tek shëndeti i qytetarëve. Për këtë fabrikë janë ankuar 40 mijë shqiptarë.

Ndotja në qytetin e Krujës prej vitesh është kthyer në një problem mjaft shqetësues për banorët e zonës. Retë e zeza të tymit mbulojnë natë e ditë rrethin e Krujës, por edhe qytete të tjera si Mamurras e Tiranë. Një ndotës i madh i cili ka shkaktuar shumë dëme në bujqësi e blegtori por mbi të gjitha në shëndetin e njerëzve është fabrika e çimentos TITAN në Thumanë, e cila shkarkon në atmosferë sasi të paimagjinueshme pluhurash e tymrash, bloze e silikate të ndryshme.

Nga një vëzhgim i bërë nga Report TV shihet qartë se si kjo fabrikë shfrytëzon errësirën për të punuar pa filtra. Ky fakt pranohet edhe nga Drejtori i Zyrës së Ankesave të Konsumatorëve të Shqipërisë, Hasan Stafa. Sipas tij filtrat e kësaj fabrike nuk vendosen asnjëherë duke shkaktuar dëme të mëdha në jetën e qytetarëve.

“Jam për të përcjellë ankesën e 40 mijë qytetarëve, 40 mijë konsumatorëve të zonave përreth. Janë konsumatorët që ankohen çdo ditë nga banorë që enden spitaleve për të bërë analiza , skanera , rezonanca për sëmundje të dyshuara të ardhura nga kontaminimi i tokës, ajrit, bimëve, sepse kjo zonë kjo fabrikë çimentoje e ndërtuar në mes të kësaj zone kontaminon çdo gjë duke rrezikuar jetën e konsumatorëve. Asnjë nga filtrat e kësaj fabrike në 30 ditë të muajit ….kjo fabrikë mund t’i përdore filtrat vetëm 10 ditë të muajit, plumbin të cilat janë vdekjeprurëse për shëndetin e konsumatorëve. Nëse i referohemi qendrave shëndetësore shohim se të sëmurët nga mushkritë apo sëmundje kancerogjene gjithmonë shkaku është nga kontaminimi i ajrit, ujit dhe tokës.

Pronarët e fabrikës duhet ta ndërtonin fabrikën larg zonave të banuara, ku plotësohen kriteret mjedisore dhe sidomos kriteret teknologjike, që domethënë të mos ketë në asnjëlloj ndotje. Kur këto janë prezente kjo do të thotë se është rrezik. Aq më tepër që ka filluar sezoni turistik ku pritet të vijnë mbi 3 milion pushues dhe gjithmonë në pamje të parë që shohin turistët pyesin ç’është kjo mjegull në një ditë kaq të mirë?

Ky problem duhet të shikohet nga Ministria e Mjedisit dhe menjëherë duhet të merren masa . Jemi në një moment, mjegulla vazhdon në 12 të natës dhe zgjat deri në mëngjes kur rrezet e diellit e ndajnë në disa pjesë”, shprehet Stafa.

Megjithëse kjo situatë përsëritet thuajse çdo natë dhe ndotja duket me sy të lirë, indiferentizmi ndaj këtij krimi mjedisor është i madh.

https://youtu.be/MtwxDhTZ6H0