Shpërndahen maturantët, mbyllet protesta: Do të rikthehemi sërish nesër

238
Sigal

Pas më shumë dy orësh maturantët kanë mbyllur protestën e thirrur sot në kryeqytet, për vështirësitë e testit të matematikës.

Ata kanë deklaruan para mediave se do të rikthehen sërish nesër në orën 12:00 për të protestuar.

Fillimisht ata bllokuan rrugën e Durrësit përballë ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën para zyrave të QSHA.

Përfaqësuesja e QSHA deklaroi për mediat se testi nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit.

Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kërkuar rishikim dhe në rast se testi rezulton mbi nivelin e parashikuar do të ketë një rishikim të vlerësimit.