Dr. Majlinda Keta:  30 vite pas, prej ditës kur u themelua Partia Socialiste

315
Sigal

……..
12 qershori është Dita e Madhe e së Majtës Shqiptare, dita kur Partia Socialiste mori përsipë një ideologji, një program dhe mijëra mbështetës që idealisht besonin se demokracia shqiptare do të mund të progresonte më shpejt edhe me të, si një nga 2 akorët më të mëdhenj politikë në vend.
Partia Socialiste nuk ka qenë thjeshtë sigla, as thjeshtë një kartë teser e aq më shumë cilido njish i saj.
Partia ishte fryma, ishte modeli i ftesës dhe i përfaqësimit, ishte dialogu, ishte debati, ishte konkurenca programore pa devijuar nga ideologjia.
Partia Socialiste ishte simboli intelektual i progresit kombëtar, e njëhsuar në një model “Moikom Zeqo”, “ Limos Dizdari”model i anëtarêsisë dhe i përfaqësimit individual ku erudicioni, kurajo e fjalës, profesionisti par exelence, atdhetari dhe europianisti, ku takoheshin e drejta e dhe përgjegjësia ndaj atdheut, qeverisjes dhe shtetbërjes përballë çdo keqpërdorimi pushteti qoftë ky dhe njishi i rradhës.
PS ishte makina që lëvizej me Forume ku gratë mbanin dhe frymëzonin shpirtin dhe të rinjtë oksigjenonin gjakun.
Ky aset kombëtar më bëri të provoj protagonizmin politik pasi kisha bërë atë profesional për vendin tim, ky aset ku vota vendoste në forume më shenjoi si 1 nga Kryetaret e Forumit të Gruas Socialiste.
Më dha një mundësi që shërbimit tim ndaj arsimit dhe demokracisë ti mbaja EDHE fanellën e skuadrës si përfaqësim, pjesë e rritjes time profesionale më tej por dhe publike. Ishte qeverisja ky fryma e drejtimit kish tejkaluar urrejtjen majtas djathtas…. Se kjo është e majta kohezive, solidare dhe progresiste për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Kjo pjesë e jetës time në politikë më shtoi miq e bashkëpunëtorë sikurse më bëri t’i njoh ADN militantizmit politik me mision pushtetarritjen apo pushtetmbajtjen me çdo çmim.
Ishte Aset Politik që antifashizmin e nderonte si kontributi i shenjtë i shqiptarëve pë botën në paqe e progres. Liria për tē i kishte rrënjët në gjakun e atyre shenjtorëve qe dhanë jetën duke luftuar me fashizmin pushtues, edhe përtej këtyre kufijve.
Ajo frymë e ngjizjes së këtij Aseti Kombëtar më mësoi se çfarë është dorëheqja dinjitoze por EDHE se sa detyrim e përgjegjësi ke për të qenë pjesë e një mendimi ndryshe me objektiv demokratizimin e partisë, të asaj ku besova t’i marr teserën e vetme politike në jetën time me firmë të Fatos Nanos.
Çdo parti ka dialektikën e saj, por dialektikë nuk do të thotē të mos kesh ideologji e program politik, forume funksionale mbi shenjtërinë e votës dhe konkurencës programore…. Me shpirt solidar e koheziv po aq sa me moral politik. Ky moral politik nuk të bën milioner por të shtyn që të kontribosh për Shqipërinë me miliona mundësi për tu jetuar e shijuar nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e treta bashkë.
Shqipëria dhe shqiptarët, kësaj të majte të themeluar ne 12 qershor 1991 nën protagonizmin e asaj Partie Socialiste duhet t’i jetë mirënjohëse.
E bashkë më të gjithë edhe UNË.
……..
Sot është Datë Historike, jemi 30 vite nga Dita e themelimit të Asetit të së Majtës Shqiptare në pluralizmin politik të demokracisë shqiptare pos 90-të. E majta shqiptare tejkaloftë udhëkryqin ku gjëndet!
Nuk mund të ketë demokraci pa një të majtë ideologjikisht dhe programisht të qartë.
Mirënjohje për çdo socialist!