Maturantët e Fierit i bashkohen protestës për testin e Matematikës: Nuk ishte në nivelin e premtuar

62
Sigal

Edhe maturantët e Fierit janë hedhur sot në protestë në shenjë kundërshtie për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje.

Ata pretendojnë se testi ishte me pyetje të vështira që nuk i përmbante programi mësimor.

Nxënësit u mblodhën para Drejtorisë Arsimore të Fierit, ndërsa u shprehën të indinjuar dhe të shqetësuar pasi teza nuk i përmbahej nivelit të premtuar.

Ata paraqiten disa pika të cilat përfshinin dhe një rishikim të sistemit të pikëve dhe vlerësimit për maturantët.

Përtej zhgënjimit shumë të rinj u shprehen se dëshironin një të ardhme dhe të kishin mundësi punësimi në vendin e tyre.