Zbulo ç’thuhet për ty, nga mënyra si fle gjumë!

271
Sigal

Besojeni ose jo, ne kalojmë 1/3 e jetës duke fjetur. Sipas një studimi me mbi 2000 njerëz nga Slumber Clound, ana e shtratit se ku flemë ndikon në personalitetin tonë. Studimi tregoi se njerëzit që flenë në të majtë, pëlqejnë muzikën e vjetër dhe filmat dramë. Nga ana tjetër, njerëzit që zgjohen djathtas kanë më shumë gjasë të preferojnë muzikën rock dhe filmat aksion.

Pozicioni i gjumit: Me shpinë

Zbulo ç'thuhet për ty, nga mënyra si fle gjumë!

Nëse flini me krahët e ulur, gjasat janë që të jeni të rezervuar dhe nëse krahët i keni zakonisht të shtrirë – jeni mendjehapur dhe të relaksuar, të qetë. Ju keni standarde të larta jo vetëm për veten tuaj, por edhe për të tjerët. Njerëzit ju vlerësojnë për aftësitë që keni për të dëgjuar miqtë dhe të afërmit.

 

Pozicioni i gjumit: Me bark

Zbulo ç'thuhet për ty, nga mënyra si fle gjumë!

Jeni unikë në llojin tuaj, me siguri keni aftësi të mira për biznes, tregti. Keni vetëvlerësim të lartë, por ndonjëherë mbylleni në vete dhe dëshironi të mos flisni me askënd. Përveç këtyre, i urreni kritikat.

 

Pozicioni i gjumit: Në anë

Zbulo ç'thuhet për ty, nga mënyra si fle gjumë!

Nëse flini në pozicion “fetusi” (gjunjët afrohen te kraharori) jeni të ashpër nga jashtë, por thellë thellë jeni të brishtë si një bebe. Nëse flini në anë, jeni njerëz socialë dhe gjithmonë gati për aventura.