Përmbyset kamioni me karburant në Librazhd, bllokohet shoferi

296
Sigal

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.

Një kamion me karburant është përmbysur duke e zënë poshtë dhe bllokuar shoferin. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë shpejtësia.