Arrestohet 71-vjeçari/ Abuzoi me të miturin në Tiranë

624
Sigal

Pas publikimit të pamjeve nga emisioni investigativ ‘Stop’, ku një i moshuar dukej duke abuzuar seksualisht me një mitur, Policia e Tiranës identifikon dhe arreston të moshuarin, 71 vjeçarin me iniciale H.M.

Sipas policisë së Tiranës, është arrestuar për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmim seksual”.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”

Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike”.