Aksidenti i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, humb jetën një person

496
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas “News24”, viktimë ka mbetur një e moshuar.

Për momentin nuk bëhen ende të ditur detaje të tjera nga aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.