Jonida rrëfen vështirësitë në Eurovizion

491
Sigal

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer sot në emisionin “Trokit” momentet e vështira me të cilat është përballur në Eurovizion, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës’.

Ajo u shpreh se ndër to ishte edhe vendimi për të hequr dorë nga konkurrimi dhe të nisej për në Shqipëri.

“Në provat e para skena ishte skandaloze, në një terr të plotë dhe vetëm pak drita të vogla.

Mendova që të merrja avionin dhe të largohesha. Në fakt të gjithë ne si staf menduam ashtu.

Edhe në një intervistë për ‘WiwiBloggs’ isha duke qarë dhe nuk isha aspak në terezi, doja vetëm të ikja sepse e pashë që ishte e vështirë”– tha fillimisht Jonida.

“Por për pak orë çdo gjë ndryshoi dhe ne e vazhduam sfidën”– përfundoi ajo.