Dhunë dhe marrëdhënie seksuale me një të mitur, Gjiko në telashe me drejtësinë

185
Sigal

Reperi i njohur Gjiko raportohet se të premten do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi akuzohet se në vitin 2015 ka dhunuar një të mitur.

Front Online raporton se posedon edhe aktakuzën e vitit 2017 ndaj reperit, ku thuhet se ka mashtruar të miturën identiteti i së cilës nuk dihet.

Mësohet se Gjiko i ka premtuar të miturës se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote këngësh.

Gjiko mësohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur e mitura ka shkuar në banesën e tij dhe më pas ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Image