Përplasen dy makina në superstradën Milot-Fushë Krujë, gjashtë të plagosur

218
Sigal

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në superstradën Milot-Fushë Krujë.

Dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur gjashtë persona, të cilët janë dërguar te Spitali i Traumës, në Tiranë.

Në foton e mësipërme shihet se dy makinat janë shkatërruar totalisht, ndërsa njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.