Dyshohet se përplasi për vdekje 77 vjeçarin, arrestohet shoferi 30 vjeçar në Devoll

157
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar A. Koçileri, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas policisë, A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.