Përndiqte vazhdimisht ish-të fejuarën, arrestohet 27-vjerçari në Tiranë

31
Sigal

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur ish-të fejuarën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Dibër, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.