Përmbytjet në autostradë, rreziku që vjen nga digat

289
Sigal

Përmbytjet në autostradë përsëriten sa herë ka rreshje të dendura. Digat e liqeneve të ndërtuara për tokat bujqësore përbëjnë rrezik të shtuar për shkaktimin e përmbytjeve. Ekspertët ngrejnë alarmin për sigurinë e digave të tyre. Kur janë ndërtuar këto diga dhe çka ndodhur me to përgjatëkëtyre dekadave?

Çfarë duhet bërë në këto kushte, kur tashmë funksioni i tyre ka ndryshuar? Shumë nga këto liqene tashmë kanë dalë jashtë funksionit, pasi në vend të ujit aty janë grumbulluar inerte, ndërsa aty ku ende ka ujë, nuk ka siguri për qëndrueshmërinë e digave që e mbajnë atë.

Pushteti lokal paraqet projekte për kthimin e këtyre liqeneve në zona tërheqëse, por kur uji grumbullohet dhe diga nuk e mban dot, vërshimi mund të shkaktojnë përmbytje.