Ndarja e re administrative, partia e minoritetit MEGA, takim me prefektin

537
Sigal

SARANDË-Mesditën e së hënës në nënprefekturën e Sarandës (me kompetenca të zgjeruara) që përfshin rajonin jugor të Shqipërisë dhe kryesisht rrethet Sarandë-Delvinë, është zhvilluar takimi midis forcës politike të minoritetit etnik grek, MEGA, dhe nënprefektit të Sarandës, z. Ilir Hysi, takim që shënon edhe startimin e takimeve me forcat politike dhe institucionit të nënprefekturës për reformën territoriale. MEGA, kështu merr hapin e parë si forcë politike në veprimtarinë e konsultimeve dhe dhënie mendimesh për reformën më të rëndësishme në vend, atë territorial, takim që është përshëndetur nga nënprefekti Ilir Hysi si një kontribut i vlefshëm  nën frymën e bashkëpunimit respektiv dhe sensibilizimit institucional në thithjen e mendimit politik, dhe njëherazi edhe të bazës komunitare, veprim që

e bën reformën territorial më të besueshme e më të pranueshme në komunitet në mbrojtje të interesave të tyre. Sepse forcat politike janë ato që zbresin më pranë anëtarësisë së tyre, pra në komunitet dhe duhet të jenë të qartë se kjo reformë është nga më të rëndësishmet. Ky është thelbi i reformës, për detaje sa ka nisur diskutimi dhe propozimet konkrete të forcave politike, do u përcillen institucioneve përgjegjëse për këtë proces. Nga ana e tyre katër përfaqësuesit e kryesisë së MEGA-s nëpërmjet fjalës së kryetarit të kësaj force politike, Kristaq Kiço, duke falënderuar nënprefektin për gatishmërinë e treguar në takimin e kërkuar nga ata, sollën në tryezën e bisedimeve zhvillimet që kjo parti ka kryer me hapat e sajë në institucionet shtetërore, lidhur me reformën territoriale, si një zë që vjen nga takimet me komunitetin minoritar dhe kjo force politike është në formatim përfundimtar të kërkesës së tyre për këtë reformë, përpos atyre që janë parashtruar si kërkesa për qenien pjesë përbërëse e tryezës së bisedimeve  dhe komuniteti minoritar të përfshihet në një Qark. Nga MEGA i është kërkuar nënprefektit Hysi se a ka
aktualisht hartë territoriale, apo ndarje administrative dhe cila është situate e buxhetit të komunave të rajonit jugor. Nënprefekti Ilir Hysi ka shprehur faktin se, duke qenë se jemi në prag të nisjes së fazës së parë, atë të konsultimeve në tryezë si rang qarku, nuk ka as hartë dhe as ndarje administrative. Sa për buxhetin akoma nuk ka mbaruar procesi i miratimit në këshillat e njësive vendore, komunat dhe bashkitë. Me të përfunduar ky proces, do t’u vihet menjëherë në dispozicion. Nënprefekti i Sarandës, Ilir Hysi, ka nënvizuar edhe faktin se para këtij takimi, vetëm disa ditë më pare edhe konsulli i përgjithshëm i Gjirokastrës është interesuar për problematikën e ngritur nga MEGA në një takim me të, lidhur me reformën territorial në jug të Shqipërisë. Priten takime të tjera me n/prefektin nga forcat politike, ku duket se do të jetë hapi më i vështirë në këtë proces për vet faktin e heteregjonizmit të këtij rajoni.