Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr. Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij homologes sllovene Nataša Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë, pasi vendi është përfshirë nga përmbytje katastrofike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven si dhe uroi për shërimin e personave të prekur nga përmbytjet dhe përmirësim të situatës.
“Shpreh solidaritetin tim të përzemërt për Nataša Pirc Musar dhe popullin e Sllovenisë që është prekur nga përmbytjet katastrofike. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj për shërim të shpejtë të të prekurve dhe kontrollimin e situatës”, – shkruan Begaj në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bajram Begaj, ka zhvilluar sot edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Sllovenisë për përmbytjet, të lënduarit dhe familjet e viktimave. Pas bashkëbisedimit, Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar ka vlerësuar dhe falenderuar qëndrimin e Presidentit të Shqipërisë Prof.Bajram Begaj, nëpërmjet një statusi në Twiter.






















