“IMSI-Catcher”, Drejtori i Burgjeve: ‘Nuk kam informacion për pajisjen, e kam mësuar nga mediat’

546
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Miklovan Kopani ishte i pranishëm ditën e sotme në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor. Në Komision u diskutua  për pajisjen IMSI Catcher të futur në burgje, çështje për të cilën Kopani tha se kishte dëgjuar në media për këtë pajisje dhe se nuk kishte informacione të tjera.

Drejtori i Burgjeve u ngacmua dhe nga kryetari i Komisionit, Flamur Noka, i cili e pyeti disa herë nëse Kopani që nga dita që emëruar nuk kishte hasur pajisjen IMSI Catcher në burgje. Në atë moment ndërhyri edhe Paulin Stërkaj, i cili tha se Miklovan Kopani kishte dhënë një përgjigje dhe se nuk ishte prokuror që të dijë nëse prokuroria ka sekuestrua apo jo këto praktika.

Pjesë nga debati

Noka: Nga dita që jeni emërauar, nuk jeni hasur në një situatë të tillë që kjo pajisje është futur në burgje. A ka sekuestruar prokuroria praktika të tilla?

Kopani: Nuk disponoj shumë informacion për pajisjen. Di vetëm aq sa kam mësuar nga mediat

Stërkaj: Përgjigjen ta dha, ai nuk është prokuror që të dijë nëse prokuroria ka sekuestruar këto praktika.

Noka : E pyesim për të zbardhur dritëhijet rreth këtij skandali. Është në cilësinë e dëshmitarit.

Dogjani: Pas plasjes së këtij skandali, pas marrjes së detyrës, a keni gjetur në këto plane të planifikuar nga Drejtoria e Burgjeve, pajisje për matjen e lagështirës në burgje
Kopani: Nuk e di këtë pjesë të matjes së lagështirës, por do ta vërtetoj këtë dhe do ju kthej përgjigje
Dogjani: E keni objekt në punën tuaj, matjen e lagështirës?
Kopani: Prapë këtë punë e kam marrë vesh nëpërmjet medias, di që hartohen plane për dizefektimint, për efekt higjienizimi. Nëse burgu bën matje të tjera do t’i verifikoj