Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, plagosen drejtuesit e mjeteve

Një aksident automobilistik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve.

NOA

Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.