Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare. Presidenti Meta: Institucionet të marrin masa

581
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për situatën alarmante në Biblotekën Kombëtare, ku si pasojë e reshjeve të shiut janë përmbytur disa salla të saj dhe janë dëmtuar një sërë dokumentesh.

Në një apel publik, kreu i shtetit u bënë thirrje institucioneve për të marrë masa urgjente, pasi rrezikohet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore.

Deklarata e Presidencës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore. Në vijmësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.

Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.

Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.