Ballina Bota dhe Rajoni Me çekiçë e dërrasa kokës, rrihen në mes të rrugës

Me çekiçë e dërrasa kokës, rrihen në mes të rrugës

471
Sigal

Dërrasa dhe çekiçë janë përdorur në një sherr që shpërtheu në mes të ditës dhe në mes të rrugës në West Yorks të Anglisë.

Mediat britanike “The Sun” ka postuar fotot e dhunës, ndërsa nuk dihet ende shkaku që e nxiti këtë dhunë, por fotot e publikuar në Facebook ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ngjallur shumë debat.

Njëri qëllon me dërrasë kundërshtarin dhe dikush tjetër i vjen në ndihmë me çekiç duke e kërcënuar se do e qëllonte.

Një grua duket që përpiqet të ndërhyjë për të ndaluar përshkallëzimin e sherrit.
Policia West Yorkshire ende nuk ka dhënë detaje lidhur me sherrin që mund të përfundonte në tragjedi.