Përkujtohet Bujar Nishani, ceremonia bën bashkë Metën dhe Berishën

115
Sigal

Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë në një karrierë të gjatë politike, kanë përkujtuar ditën e sotme ish-presidentin Bujar Nishani i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Në përvjetorin e 56-të të tij të lindjes, ata kanë përkujtuar veprën e Nishanit. Ceremonia ka nisur me një dokumentuar kushtuar jetës dhe veprës së Nishanit për të pasuar me fjalën hapëse të bashkëpunëtores së tij të ngushtë Edit’h Harxhi.

Kjo ceremoni ka bërë bashkë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta të cilët qëndruan ulur në krah të familjarëve të të ndjerit Nishani.

Bashkëshortja e tij, fëmijët dhe babai të ndjerit Nishani u panë mjaft të prekur teksa miqtë e Nishanit kujtonin figurën e ish presidentit.

Përkujtohet Bujar Nishani, ceremonia bën bashkë Metën dhe

Përkujtohet Bujar Nishani, ceremonia bën bashkë Metën dhe