Uragani Ian “zhduk” kultivimet e duhanit në Havanë

106
Sigal

Uragani Ian goditi të gjitha kultivimet e Havanës të martën, dhe la rreth 1 milion njerëz pa elektricitet.

Në Kubë, uragani Ian preku tokat në provincën Pinar del Rio, ku kanë humbur jetën dhe dy persona. Sipas mediave të huaja, janë ngritur 55 vendstrehime dhe janë evakuar 50 mijë persona.

Në rajonin më të njohur në vend për prodhimin e duhanit ka mbërritur dhe personeli i emergjencave, për të mos lejuar shkatërrimin  e mëtejshëm.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara njoftoi se Kuba pati pasoja të mëdha nga erërat dhe stuhia, pasi  kur uragani goditi me shpejtësi ere deri në 205 kilometra në orë.

Në sfondin e krizës së thellë ekonomike që po përjeton vendi, gjendja është jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë kultivuesit. Pasojat nuk janë vetëm financiare, por edhe emocionale për Carpion.  Banorët shprehen se të rindërtohet sërish cdo gjë nga e para do të jetë shumë e vështirë, pa ndihmën e qeverisë.