Ngacmonte seksualisht të miturit, arrestohet në Kapshticë shqiptari i shumëkërkuar në Greqi

108
Sigal

Një shqiptar i shumëkërkuar ka rënë në prangat e autoriteteve greke. Sipas raportimeve, arrestimi është bërë nga sektori i verifikimit të pasaportave të Kapshticës në bashkëpunim me policinë e Follorinës.

Shqiptari 40-vjeçar rezultonte i dënuar nga Gjykata e Irakleos me 15 vite burg për ngacmim seksual dhe veprime të pahijshme ndaj të miturve.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë me dije nga autoritetet greke, ndërsa tashmë ai është dërguar në paraburgim.