Aksident në Korçë, makina përplas 75-vjeçarin, dërgohet në spital

87
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e një 75-vjeçari ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.

Mësohet se një automjet që drejtohej nga S.Q., 42 vjeç, ka përplasur të moshuarin me inicialet Gj.G., 75 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa gjendja e tij nuk dihet.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 29.09.2022, rreth orës 18:30, në rrugën “Teli Samsuri”, Korçë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi S. Q., rreth 42 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin Gj. G., rreth 75 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.