Pas Yuri Kim edhe ambasadorja suedeze infektohet me Covid

232
Sigal

Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se se ka rezultuar sot e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.

“Sot është E Premte #Epremtjaegrave. Sapo dola pozitiv nga testi i Covid-19. Unë do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Unë mendoj për të gjitha gratë që janë goditur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Qëndro i sigurt!”, shkruan ambasadorja suedeze.

Më herët edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale bërit të ditur se ishte infektuar nga Covid.