KQZ: Numërimi elektronik vetëm në një zonë të Tiranës

253
Sigal

Nuk do të jetë as Korça dhe as Fieri, që u propozuan fillimisht nga dy partitë më të mëdha.

Pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të bëhet vetëm në një zonë të Bashkisë së Tiranës.

Ky është vendimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo zonë ku do të bëhet testimi i teknologjisë nuk duhet të ketë nën juridiksionin territorial të saj më shumë se 55 qendra votimi.

Caktimi i zonës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të jetë një vendimmarrje e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.