Pas grevës disa javore, nis viti i ri shkollor në Kosovë

59
Sigal

Ka nisur sot viti i ri shkollor në Kosovë, pasi tashmë ka përfunduar greva disa javore. Fillimi i mësimit ka ndodhur me një vonesë prej pesë javësh.

Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti.

Greva është pezulluar pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve. Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për ndihmë – për shkak të rritjes së inflacionit – dhe në të janë ndarë edhe nga 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.