Ministrja Kushi pas takimit me rektorët : Kërkoj mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë

53
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja Kushi tregon për përvojën e mësimit online pas një takimi që zhvilloi me rektorët e universiteteve publike.

“Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, (#ASCAL) është duke përgatitur një #sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.”, – shprehet Kushi në postimin e saj.

 

Postimi i saj i plotë :

Sot i dëgjova me shumë vëmendje rektorët e universiteteve publike mbi një sërë çështjesh që prekin arsimin e lartë, ndërsa u njoha nga afër edhe me përvojën e deritanishme të secilit institucion rreth zhvillimit të mësimit “online”.

Për shkak të përvojës së krijuar tashmë dhe masave të ndërmarra, universitetet po performojnë më mirë në krahasim me semestrin e dytë të vitit të kaluar akademik. Gjithsesi, për të pasur një panoramë më të plotë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, (#ASCAL) është duke përgatitur një #sondazh vlerësues për ecurinë e mësimit “online” për të gjitha universitetet.

Teksa u shpreha para rektorëve se #MASR po ndjek nga afër edhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara, nënvizova gjithashtu se vlerësimi i situatës dinamike të pandemisë dhe vendimmarrjet përkatëse i përkasin si përherë Komitetit të Ekspertëve. Në këtë kuadër, kërkova sërish shumë mirëkuptim e fleksibilitet nga çdo institucion i arsimit të lartë, e mbi të gjitha garantimin e mësimdhënies sa më cilësore në kushtet e pazakonta që po kalojmë.